Sot mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026

0%

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se sot do të mbahet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë, do të marrin pjesë 19,514 nxënës në 152 qendra të testimit në të gjithë vendin. Procesi i testimit do të administrohet nga 1,360 administrues dhe 750 kryetarë e anëtarë të komisioneve. Testi do të fillojë në orën dhe do të përfundojë në orën .

“Të gjithë maturantët janë të obliguar të paraqiten në qendrat e tyre të testimit më së voni në orën , për të përfunduar me kohë procedurat e identifikimit dhe sistemimit në sallat e testimit” , njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Testi i Maturës Shtetërore 2026 do të zhvillohet brenda një dite për të gjitha lëndët dhe për të gjithë kandidatët.

Testi përmban 100 kërkesa, përkatësisht nga 25 kërkesa për secilën prej katër lëndëve: gjuhën amtare, gjuhën angleze, matematikën dhe një lëndë zgjedhore të përzgjedhur nga vetë kandidati/ja. “Rikujtojmë se posedimi i telefonave mobilë dhe i çdo pajisjeje tjetër elektronike gjatë testimit është rreptësisht i ndaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çdo kandidat/e që konstatohet se posedon telefon ose pajisje tjetër elektronike do të largohet menjëherë nga testi, pavarësisht nëse pajisja është përdorur apo jo.Qendra për Vlerësim ka përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme për zhvillimin e suksesshëm të testit, ndërsa administruesit dhe anëtarët e komisioneve janë trajnuar dhe pajisur me udhëzimet përkatëse.Për informata të detajuara, udhëzime dhe rregulla për kandidatët, vizitoni: https://mash.rks-gov.net/…/informata-udhezime-dhe”, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Burimi: Bota Sot