Policia kërkon masa shtesë sigurie në rrugën Kijevë–Zahaq gjatë

0%

Komandanti i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Pejë, kapiten Teki Sylaj, ka zhvilluar të premten një takim pune me përfaqësuesit e kompanive që po kryejnë punimet për zgjerimin e segmentit rrugor Kijevë–Zahaq, pjesë e rrugës nacionale N9.

Sipas Policisë së Kosovës, në takim është diskutuar për sigurinë në trafik dhe menaxhimin e qarkullimit të automjeteve gjatë kohës sa vazhdojnë punimet. Vëmendje e veçantë i është kushtuar masave parandaluese për rritjen e sigurisë rrugore, sidomos për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror dhe ardhjes së bashkatdhetarëve.

Policia ka kërkuar nga kompanitë punëkryese që të përmirësojnë sinjalizimin e përkohshëm në rrugë, duke vendosur shenja shtesë paralajmëruese dhe orientuese në zonat ku po zhvillohen punimet. Qëllimi i këtyre masave është parandalimi i aksidenteve dhe sigurimi i një qarkullimi sa më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë me zbatimin e planeve operative dhe masave parandaluese për rritjen e sigurisë në komunikacion. Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, sinjalizimin rrugor, kufizimet e shpejtësisë dhe udhëzimet e zyrtarëve policorë, veçanërisht në zonat ku po kryhen punime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com