KEDS ndëshkohet me 13 gjoba për njehsorët elektrikë

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, po vazhdon kontrollet ndaj njehsorëve elektrikë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate të MINTI, si rezultat i inspektimeve të fundit, janë identifikuar 13 njehsorë elektrikë që ishin në përdorim me afat të skaduar të verifikimit metrologjik. Për këtë shkelje, operatori për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, është ndëshkuar me 13 gjoba administrative, në vlerë të përgjithshme prej 65 mijë eurosh.

“Aktivitetet e mbikëqyrjes do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me synim garantimin e matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike, mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe zbatimin e plotë të legjislacionit dhe standardeve metrologjike në fuqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky veprim vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar mbikëqyrjen e tregut dhe për të siguruar respektimin e standardeve ligjore në sektorin e matjes së energjisë elektrike.

MINTI u bënë thirrje qytetarëve që posedojnë dëshmi ose kanë dyshime lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë t’i raportojnë ato përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber ose në adresën elektronike [email protected] .”, thuhet në komunikatë.

Burimi: Bota Sot