Dalin pamje të reja të frustrimit të Bellinghamit

0%

Shpërndaje në: “Disa vendime tronditëse atje, por të uroj çdo të mirë”. Kështu është dëgjuar Jude Bellingham duke i thënë gjyqtarit kryesor të ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës, të cilën argjentinasit e fituan 2:1. Pamjet u publikuan nga FIFA të premten, shkruan Daily Mail.

Shumë momente diskutabile pati gjatë ndeshjes, ndërsa anglezët ishin të pakënaqur me referimin. Argjentina bëri 15 ndërhyrje të palejuara, ndërsa më të ashprit ishin Leandro Paredes dhe Enzo Fernandez. Ndeshja ishte e tensionuar edhe në lidhje me Ishujt Falkland, për të cilët argjentinasit pretendojnë se u takojnë.

Edhe Botërori 2026 3 d. më parë Dalin pamje të reja nga përleshja në finalen e Kupës së Botës FIFA ka hapur procedurë disiplinore për mesazhin politik të shpalosur nga argjentinasit. Pas ndeshjes, Bellinghami i inatosur e ka goditur me shuplakë në kokë Valentin Barcon e Argjentinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha