Komuna e Kamenicës organizon Panairin e Prodhimeve Vendore në kuadër

0%

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se në kuadër të aktiviteteve të “Kamenica Summer Fest 2026”, do të organizohet Panairi i Prodhimeve Vendore, i cili do të mbahet për dy ditë radhazi duke filluar nga nesër.

Sipas njoftimit, panairi do të hapet çdo mbrëmje nga ora dhe do të bashkojë në një hapësirë të përbashkët prodhues vendorë, artizanë dhe krijues, të cilët do të prezantojnë produktet dhe punimet e tyre.

Komuna ka bërë të ditur se aktiviteti synon promovimin e prodhimeve vendore, traditës dhe potencialit ekonomik të Kamenicës, duke u ofruar qytetarëve dhe vizitorëve mundësinë të njihen nga afër me cilësinë e produkteve lokale. Po ashtu, Komuna ka ftuar qytetarët, bashkatdhetarët dhe mysafirët e “Kamenica Summer Fest 2026” që të vizitojnë panairin dhe të mbështesin prodhuesit vendorë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi