FSHF promovon gjithëpërfshirjen përmes futbollit

0%

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në turneun ndërkombëtar “Genuine Cup”, që do të zhvillohet në Houston më , ekipi Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale zhvilloi një ndeshje miqësore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” përballë stafit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ky aktivitet u organizua nga Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën “Autizmi Flet” dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me synimin për të promovuar vlerat e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe respektimit të diversitetit përmes sportit.

Përtej aspektit sportiv, ndeshja përcolli një mesazh të fortë social, duke dëshmuar se futbolli është një mjet i fuqishëm për krijimin e mundësive të barabarta dhe përfshirjen aktive të çdo individi në shoqëri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nëpërmjet kësaj nisme u vu theksi te rëndësia e mbështetjes së personave me aftësi të kufizuara, si në sport ashtu edhe në jetën e përditshme, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe respektin ndaj dallimeve.

Pjesëmarrja e ekipit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale në “Genuine Cup” përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e futbollit gjithëpërfshirës në Shqipëri. Përmes projekteve dhe aktiviteteve të tilla, FSHF vazhdon të angazhohet për ta bërë futbollin të aksesueshëm për të gjithë, duke promovuar vlerat e solidaritetit, respektit dhe bashkëpunimit.

Burimi: Bota Sot