Jasir Asani rikthehet tek Esteghlal

0%

Jasir Asani do të vazhdojë të jetë pjesë e Esteghlalit edhe në sezonin e ri. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur marrëveshjen me kampionët e Iranit, duke i dhënë fund spekulimeve për largimin e tij nga klubi. Edhe pse pak ditë më parë u raportua se bashkëpunimi mes palëve kishte përfunduar, situata ka ndryshuar dhe 30-vjeçari ka vendosur të rikthehet te skuadra iraniane.

Esteghlal investoi rreth 850 mijë euro për ta transferuar Asanin nga Gwangju verën e kaluar, ndërsa anësori kuqezi justifikoi pritshmëritë me paraqitjet e tij. Ai realizoi 13 gola në 29 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Asani nuk ka luajtur që nga fundi i muajit shkurt, pasi konflikti në Lindjen e Mesme solli ndërprerjen e aktiviteteve futbollistike në Iran. Pavarësisht kësaj situate, futbollisti shqiptar vendosi të vazhdojë aventurën me Esteghlalin, duke konfirmuar besimin ndaj klubit dhe projektit të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot