Vendimi i Gjykatës, Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5

0%

Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjetur fajtor dhe e ka dënuar me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për mos raportim të pasurisë. Ahmeti po akuzohet se nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54 mijë e 400 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij.

Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600.00 euro. Shpallja e këtij aktgjykimi u bë të premtën më nga gjyqtari Leon Përlaska.

Sipas Gjykatës, dënimi me 2 vite burg, do të ekzekutohet pas plotfuqshmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa dënimi me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muajsh pas plotëfuqimërisë së këtij aktgjykimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rast se i pandehuri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë dënim me gjobë, Gjykata mund të ia zëvendësojë dënimin me gjobë, me dënim me burgim ku një ditë burgim do të llogaritet 20 euro gjobë. Tutje, Gjykata ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për konfiskimine shumës së mjeteve të padeklaruara.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Shpend Ahmeti u obligua që të paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumën prej 100 euro, si dhe shumën prej 100 euro për fondin e viktimave të krimit. Palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit. Në shpallje të aktgjykimit nuk ishte prenzent i akuzuari Shpend Ahmeti.

Kjo çështje penale është trajtuar në Departamentin Special në Gjykatën e Prishtinës, në përbërje të trupit gjykues nga: Leon Përlaska (kryetar) Violeta Namani- Hajra dhe Medije Bytyqi (anëtare). Ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori special Dren Paca. Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj Shpend Ahmetit, për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.

Shpend Ahmeti, në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më nuk e kishte pranuar fajësinë , ndërsa në seancën e datës është deklaruar për akuzën që i vihet në barrë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit.

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të siguruar nga KALLXO.com thuhet se i pandehuri Shpend Ahmeti në periudhën kohore nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në Prishtinë, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës edhe pse i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë vjetore në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë duke mos deklaruar te ardhurat reale.

“Si person zyrtar, ka qenë i obliguar të bëjë deklarimin e saktë, të plotë dhe në kohë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobive pasurore dhe detyrimeve financiare, me rastin e paraqitjes se deklaratave vjetore pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, duke mos deklaruar të ardhurat reale, respektivisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme (cash) të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse, si drejtpërdrejtë ashtu edhe përmes bankomatëve (ATM), në llogaritë e tij personale në vlerë të përgjithshme prej 118,200.00 euro.”- thuhet në aktakuzë.

Sipas PSRK-së i pandehuri Ahmeti në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raspotimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare. Ahmeti ishte për dy mandate kryetar i Prishtinës, i njëjti kishte fituar si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje mandatin e parë në vitin 2013-të dhe përfundoi mandatin e dytë në vitin 2021.

Burimi: Kallxo