​ASK: Prodhimet bimore në Kosovë u shtrenjtuan 10 për qind më shumë

0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se Indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore shënoi rritje në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025 ASK njofton se ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, gjersa grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

“Në TM2 2026, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 10.0%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025”, thuhet në njoftim. Ndërkaq, Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 2,9%,krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025, gjersa Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6,3 %, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. ASK njofton të gjitha çmimet janë llogaritur në euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Burimi: Telegrafi