Qeveria spanjolle ka shpallur të enjten mbrëma () gjendje të jashtëzakonshme pasi një seri zjarresh kanë kërcënuar komunitetet në afërsi të Madridit dhe provincës fqinje, Avila, duke detyruar më shumë se dhjetë mijë persona që të strehohen derisa zjarrfikësit kanë pasur telashe që t’ua prisnin udhën zjarreve të egra, ka raportuar të premten Reuters .
Ministria e Brendshme ka thënë se vendimi është marrë për shkak të shpërthimi të vazhdueshme të zjarreve në disa vatra, kushteve të vështirësuara të motit dhe domosdoshmërisë për mobilizimin e burimeve të shumta nga sektorë të ndryshëm qeveritarë, duke rritur edhe më shumë ndërlikueshmërinë e punës së zjarrfikësve dhe përpjekjet e ekipeve të mbrojtjes civile.
Spanja dhe shumica e Europës jugore po përballet me sezonë më të gjatë zjarresh të egra, për të cilat shkencëtarët thonë se lidhet me ndryshimin klimatik. Ekspertët vegjetacioni i bollshëm pas pranverës me reshje të dendura shiu kanë rezultuar me verë jashtëzakonisht të nxehtë, duke krijuar kushte për shpërndarje të rrufeshme të zjarreve.
Qeveria rajonale e Madridit ka kërkuar ndihmë, duke përshkruar situatën si një më të rënduarave. Ka bërë të ditur se zjarret në Villa del Prado, San Martin de Valdeiglsias dhe Almorox po përhapen me shpejtësi të jashtëzakonshme. Qeveria rajonale ka paralajmëruar njashtu se zjarri në Burghondo në Avilë, mund të arrijë në rajonin e Madridit në dorët e ardhshme për shkak të kushteve të motit.
Më shumë se dhjetë mijë persona janë evakuuar nga Villa del Prado, San Martin de Valdeiglesias, Pelayos de la Pressa dhe Aldea del Fresno, ka bërë të ditur qeveria rajonale. Sipas ligjit spanjoll të mbrojtjes kombëtare civile, shpallja e gjendje së jashtëzakonshme është kompetencë e Ministrisë së Brendshme, që është përgjegjëse pr koordinimin e reagimit.
Autoritetet kanë thënë se është hera e parë që shpallet gjendje e jashtëzakonshme shkaku i zjarreve. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
