Tragjedi në Shtime – 3-vjeçari humb jetën pasi u ngulfat me një copë

0%

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Shtime, ku një fëmijë vetëm 3 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se u ngulfat me një copë mishi, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është A.H., 3 vjeçar. Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së familjes, derisa ata po përgatitnin një grill.

Në një moment, fëmija dyshohet se kishte marrë një copë mishi, e cila i bllokoi rrugët e frymëmarrjes. Familjarët kanë tentuar menjëherë t’i japin ndihmën e parë dhe më pas e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Shtime. Mjekët kanë arritur ta largojnë copën e mishit nga rrugët e frymëmarrjes, por fëmija kishte mbërritur pa puls dhe pa shenja jete.

Më pas ai është transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Ferizaj, ku ekipet mjekësore kanë vazhduar përpjekjet për reanimim, por pa sukses. Në orën është konstatuar vdekja e tij. Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia dhe njësitë e forenzikës kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com