Një aksion inspektues në disa auto-parkingje në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan është realizuar dje. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar shkelje të ndryshme ligjore, duke theksuar shmangien nga tatimi në pronë.
“Njësitet policore të DHKEK-së në koordinim dhe bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Prokurorinë Themelore në Pejë, kanë realizuar një aksion inspektimi në disa auto-parkingje në qytete të ndryshme si Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan. Gjatë inspektimit janë evidentuar shkelje të ndryshme, të cilat do të trajtohen nga autoritetet sipas kompetencës ”, njofton PK.
