Ministria paralajmëron aksione të reja ndaj uzurpimeve dhe ndërtimeve

0%

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se do të vazhdojë aksionet për lirimin e pronave ujore të uzurpuara dhe rrënimin e objekteve të ndërtuara pa leje.

Përmes një reagimi në Facebook, ministria ka theksuar se mbrojtja e resurseve ujore përbën një prioritet strategjik kombëtar, ndërsa tashmë ka nisur shqyrtimin e kërkesave të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike për rikthimin e pronave të tjetërsuara në kundërshtim me ligjin.

Sipas ministrisë, aksioni i fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit, ku me asistimin e Inspektoratit dhe Policisë së Kosovës u rrënuan 16 objekte pa leje në prona të administruara nga ndërmarrja “Ibër-Lepenci”, është vetëm një nga hapat e planifikuar. MMPHI ka bërë të ditur se të gjitha palët e përfshira në këtë aksion ishin njoftuar paraprakisht, në përputhje me procedurat ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, po shqyrtohen me intensitet edhe rastet e uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje përreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit, të cilat konsiderohen burime kyçe të furnizimit me ujë të pijshëm.

Inspektorati po vazhdon identifikimin e shkeljeve në këto zona, ndërsa pas përfundimit të procesit pritet të ndërmerren masa ligjore për rikthimin e hapësirave në funksion të interesit publik.

Ministria ka njoftuar se monitorimi do të vazhdojë edhe në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, duke ritheksuar se do të veprojë kundër çdo forme të uzurpimit dhe ndërtimit të paligjshëm në pronat ujore dhe natyrore të Kosovës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com