Plagoset një person në Prizren

0%

Shpërndaje në: Një person është plagosur pasditen e së enjten në Prizren. Policia ka arrestuar dy të dyshuar për rastin, kurse i plagosuri është dërguar në Spitalin e qytetit. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është trajtuar në Spitalin e Prizrenit.

Lidhur me rastin një pistoletë dhe municion janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Burimi: Koha