Xhamia “Hoxhë Mustafë Arifi” në Mleqan ka njoftuar për kohën e varrimit të të riut Ermal Afrim Shala, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti me motoçikletë në Llazicë të Malishevës. Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të të ndjerit do të mbahet sot në orën , në varrezat e Shalëve në Mleqan, afër xhamisë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e të riut Ermal Afrim Shala, në moshën 19-vjeçare, nga Mleqa ni”, thuhet në njoftim. Ermali kishte ardhur nga Italia për të kaluar pushimet pranë familjes dhe të afërmve të tij, por fatkeqësisht humbi jetën pas aksidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u hetuar nga organet kompetente.
