Policia në Ferizaj vazhdon me aktivitetet për siguri në komunikacion

0%

Policia Rajonale e Ferizajt vazhdon me aktivitetet në terren për siguri më të madhe në komunikacion ” Brenda 24 orëve të fundit, njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 6 aksidente trafiku, prej tyre : 4 me lëndime ( 4 persona janë lënduar) dhe 2 me dëme materiale , ndërsa janë shqiptuar gjithsej 298 gjoba për kundërvajtje” , thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot