Kang-in Lee është një nga prioritetet kryesore të merkatos për Atletico Madrid, për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Sipas asasj që raporton Fabrizio Romano, negociatat me përfaqësuesit e lojtarit janë në një fazë shumë të avancuar, me marrëveshjen për kushtet personale që po afrohet gjithnjë e më shumë.
Raportohet se palët janë pranë një akordi, duke i hapur rrugë hapit të radhës në procesin e transferimit. Në të njëjtën kohë, Atletiko po e shikon këtë operacion si pjesë të një plani më të gjerë për përforcime, ku në listën e objektivave figuron edhe Alejandro Grimaldo. Pasi të arrihet marrëveshja me lojtarin për kushtet personale, klubi madrilen pritet të nis kontaktet me PSG-në.
Situata mbetet e hapur, por Atletiko Madrid është i vendosur të mbyll marrëveshjen sa më parë.
