Avokat të ideologjisë fetare nuk i nevojiten Kosovës si një shtet laik

0%

Avokatët e ideologjisë fetare apo të pushtetit të Errësirës, nuk mund ta ndalin Ringjalljen dhe Rikthimin në udhën e Gjergj Kastriotit të kombit tonë, as dritën dhe as të ardhmen dhe rikthimin në familjen e natyrshme europiane. Për t’ia rikujtuar avokatëve të tillë të ideologjisë fetar se deri më sot askush nuk ka mundur t’i mposhtë bijtë e dritës dhe të Gjergj Kastriotit.

Tek Romakëve 8: 31, 33, 34, shkruan: „Ç’të themi, pra, për këto gjëra? Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?“…Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Askush, sepse Perëndia është ai që i bën të drejtë. Kush është ai që do t’i dënojë?

Askush,…“ Po të ishte avokat i drejtësisë së paanshme dhe atdhetar, kur sulmohen e njollosen figurat kombëtare e humane si : Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) Pjetër Bogdani, Idriz Seferi, Nënë Tereza etj, pastaj kur gjuha jonë arbërore sulmohet ,kur identiteti ynë kombëtar sulmohet,kur njerëzit e lirë të Dardanisë kërcënohen nga errësira e ideologjisë islamike, pse ky i ashtuquajturi avokat nuk ka ngre asnjë padi deri më sot?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Avokat të ideologjisë fetare sikur i ashtuquajturi avokat Asdren Bytyqi nuk i nevojiten Kosovës si një shtet laik, sepse lloji i këtij të ashtuquajturi avokat nesër mund të jetë edhe avokat i një lloji të “shtetit islamik të Kosovës”.

Burimi: Bota Sot