Gjykata e Lartë rrëzon Behgjet Pacollin: Aeroporti i Vlorës mbetet

0%

Gjykata e Lartë ka refuzuar edhe një tjetër ankesë të Behgjet Pacollit me kompaninë “MABCO Constructions”, duke i dhënë fund përfundimisht të drejtë shoqërisë koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k.

Sot, Gjykata e Lartë vendosi për mospranimin e rekursit të MABCO-s kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe atë të Apelit, duke e lënë në fuqi vendimin për emërimin e administratorit të “VIA”. Ky është dështimi i tretë radhazi i MABCO-s në këtë proces gjyqësor.

Pacolli kishte humbi fillimisht rastin në instacën e parë, më pas në shkallën e dytë, e tashmë edhe në atë të Gjykatës së Lartë. Si rrjedhojë, mbetet në fuqi emërimi i z. Vegim Hoxha si administrator i shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Administrimi i shoqërisë koncesionare vazhdon të mbetet në duart e “2A Group”, shoqërisë së Valon Ademit, përmes administratorit të zgjedhur prej saj. Vendimi i sotëm mbyll përfundimisht rrugën e rekursit të MABCO-s në këtë procedurë dhe konfirmon se z. Vegim Hoxha vazhdon të ushtrojë ligjërisht funksionin e administratorit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Kjo është një tjetër betejë ligjore e fituar nga “Vlora International Airport” [VIA], në sagën e Aeroportit të Vlorës. Kompania Mabco e Pacollit, ishte përjashtuar nga projekti i Aeroportit të Vlorës për shkak të shkeljeve të rënda kontraktuale dhe vonesave në punime.

Kompania në pronësi të biznesmenit dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kishte shkelur marrëveshjen kontraktuale me shoqërinë koncensionare “Vlora International Airport” [VIA], e cila menaxhon Aeroportin e Vlorës, duke i shkaktuar dëm Aeroportit në vlerë prej 4.6 milionë eurove.

Vendimin për ndërprerjen e kontratës, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) e kishte marrë më 14 maj. Sipas njoftimit, punimet për të cilat ishte kontraktuar “Mabco Constructions” ishin paraparë të përfundonin më 3 shkurt të vitit 2025. Rreth një vit më vonë, punimet në dorë të “Mabco Constructions” – bashkëaksionare në Aeroportit e Vlorës – nuk janë finalizuar ende.

Dhe, dëmet e vlerësuara nga shkelja e kontratës kanë arritur vlerën e mbi 4.6 milionë eurove, vlerëson njoftimi. “Dëmet për vonesë kanë arritur në 4,290,000 euro më dhe në 4,490,000 euro më , ndërsa vlerësimi i përditësuar deri në momentin e ndërprerjes arrin në 4,690,000 euro”, thuhet në njoftimin për ndërprerjen e kontratës.

“Norma ditore e dëmeve për vonesë është 10,000 euro në ditë, dhe këto dëme vazhdojnë të akumulohen deri në përfundimin e punimeve ose zgjidhjen e kontratës”, theksohet në njoftim.

Sipas njoftimit të cilin e kishte nxjerrë administratori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Vegim Hoxha, kontrata e Mabco-s për punët ndërtimore ndërpritet “me efekt të menjëhershëm në momentin e pranimit kontraktual të këtij njoftimi.” Aeroportin e Vlorës, akualisht e administron kompania “2A Group” e biznesmenit kosovar Valon Ademi, e cila fitoi këtë të drejtë në gjykatë pas përfshirjes në një konflikt gjyqësor me Mabco Constructions të Pacollit.

Konflikti ligjor mes aksionarëve të koncensionit, 2A Group dhe MABCO Construction, nisi vitin e kaluar si pasojë e mosmarrëveshjeve mes dy palëve për kuotat e aksioneve. Para disa muajsh, Gjykata e Tiranës vendosi në favor të kompanisë 2A Group për përjashtimin e ortakut të koncensionit, Mabco Constructions, nga e drejta e votës në bordin e ndërmarrjes.

Ndalimi nga Gjykata i votës së MABCO Construction në VIA Sh.p.k ka derivuar si pasojë e dyshimit të bazuar se ekzistonte rrezik real që Aeroporti i Vlorës të humbiste kontrollin shqiptar përmes një skeme financiare të fshehtë.

Pacolli dhe njerëzit e tij ia dyshohet se ia shiten aksionet e Aeroportit të Vlorës kompanisë “Delphos Securities Sarl”, duke e mashtruar aksionarin tjetër, 2A Group-in e Valon Ademit që fitoi koncensionin për ndërtimin dhe operimin e Aeroportit të Vlorës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com