Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës

0%

Belgjika regjistroi disa nga ditët me numrin më të lartë të vdekjeve në shekullin e 21-të gjatë valës së të nxehtit të qershorit, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga zyra kombëtare e statistikave, Statbel. Sipas të dhënave, rreth 650 persona humbën jetën më 27 qershor dhe 640 më 28 qershor, duke i renditur këto ndër ditët më vdekjeprurëse të këtij shekulli në vend.

Statbel bëri të ditur se vetëm gjatë pandemisë COVID-19 janë regjistruar ditë me numër të ngjashëm ose më të lartë vdekjesh ditore: më 8 dhe u shënuan përkatësisht 641 dhe 675 viktima. Shifrat paraprake i referohen muajit qershor, gjatë të cilit Belgjika u përball me një valë të fortë të nxehti.

Sipas Institutit Mbretëror Meteorologjik, periudha më e nxehtë u regjistrua në Uccle, në Rajonin e Brukselit-Kryeqytetit, nga 17 deri më 28 qershor. Në total, gjatë muajit qershor në Belgjikë u regjistruan 9,741 vdekje, prej të cilave 5,351 në Flandër, 3,582 në Walloni dhe 808 në Rajonin e Kryeqytetit të Brukselit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Statbel sqaroi se të dhënat bazohen në një ekstrakt të Regjistrit Kombëtar të datës 18 korrik dhe përfshijnë vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet.

Burimi: Bota Sot