Arteta nuk llogarit më në ta, Arsenali nxerr në shitje katër yje

0%

Arsenali ka vendosur të ndërmarrë lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës, duke nxjerrë në treg katër futbollistë të skuadrës së parë: Leandro Trossard, Gabriel Martinelli, Ethan Nwaneri dhe Christian Norgaard.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit londinez, të udhëhequr nga trajneri Mikel Arteta, kanë marrë vendimin për të krijuar hapësirë në skuadër dhe për të siguruar fonde shtesë në funksion të afrimeve të rëndësishme që synohen për sezonin e ardhshëm.

Arsenali vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm, ku arriti të fitojë titullin e Ligës Premier dhe të sigurojë një vend në finalen e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, londinezët u mposhtën në finale nga Paris Saint-Germain pas ekzekutimit të penalltive. Pavarësisht suksesit të madh, ambiciet në “Emirates Stadium” mbeten të larta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtuesit synojnë të përforcojnë skuadrën me emra të rinj dhe për këtë arsye janë të gatshëm të sakrifikojnë disa lojtarë të rëndësishëm. Sipas raportimeve të S ky Sports , kandidati kryesor për t’u larguar është sulmuesi belg Leandro Trossard. Futbollisti konsiderohet si një nga asetet që mund t’i sjellë klubit të ardhura të konsiderueshme në treg.

Ndryshime priten edhe në repartin e mesfushës dhe te lojtarët e rinj. Një nga emrat që mund të largohet është talenti 19-vjeçar Ethan Nwaneri. Mesfushori ofensiv nuk arriti të lërë gjurmë gjatë huazimit të tij te Olympique Marseille dhe Arsenali është i gatshëm të dëgjojë oferta për një transferim të përhershëm, pavarësisht se ai ka kontratë deri në vitin 2030.

Arsenali përgatit ofertën për transferimin e yllit të PSG-së Ndërkohë, në mesfushë, lojtari që ka më shumë gjasa të largohet është Christian Norgaard. Mesfushori danez iu bashkua Arsenalit verën e kaluar, por nuk ka arritur të fitojë rol të rëndësishëm në planet e Artetës dhe largimi i tij po konsiderohet si një mundësi reale.

Edhe pse emri i Gabriel Martinellit përfshihet në listën e lojtarëve që mund të largohen, mbetet për t’u parë nëse Arsenali do të pranojë oferta për brazilianin, i cili vazhdon të konsiderohet një nga futbollistët më cilësorë në repartin ofensiv të skuadrës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi