Plagosje me armë zjarri në Vushtrri

0%

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vushtrri rreth orës . Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti tha se në lidhje me rastin është në kërkim një person i dyshuar ndërsa katër të tjerë janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje.

Ai theksoi se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor. “Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”- tha Zahiti për KALLXO.com.

Burimi: Kallxo