Një 19-vjeçar vdes në aksidentin me motoçikletë në rrugën

0%

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti me motoçikletë që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, në segmentin në fshatin Llazicë të Malishevës. Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës. Krasniqi tha se vdekja e 19-vjeçarit ishte konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Sot, rreth orës , në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete”- tha ajo. Krasniqi theksoi se Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo