Shpërndaje në: Antropologia Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në edicionin e sivjetmë të “Kosova Ethno-Tour” janë vlerësuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti për promovimin që po ia bëjnë Kosovës. Gjatë ditës, Kurti ka pritur në takim studiuesen Reineck dhe gratë që nga shtete të ndryshme të votës u bashkuan për ta vizuar Kosovën sivjet.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim antropologen Janet Reineck dhe pjesëmarrëset në “Kosova Ethno-Tour 2026”.
Duke u uruar mirëseardhje studiueses Janet Reineck dhe pjesëmarrëseve nga vende të ndryshme të botës, nga Evropa deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri në detyrë Kurti i falënderoi për vizitën dhe promovimin e Republikës së Kosovës.
Mysafiret janë profesioniste të fushave të ndryshme, si inxhinieria e mjedisit, planifikimi urban, shëndetësia, arsimi, financat, ekonomia, teknologji e informacionit etj”, u tha në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit, diskutimi ishte i hapur, me mori temash, përfshirë të drejtat e njeriut, arsimin, kulturën, shërbimet, teknologjinë, bujqësinë dhe ekonominë.
“Një pjesë e diskutimit u përqendrua edhe te mërgata, si ambasadore kryesore e Republikës së Kosovës”, u tha në njoftim. Janet Reineck njihet si “ Amerikania në Kosovë ”. Ajo organizon këtë vizitë ndërkombëtare tash e sa vite në Kosovë.
Në uebfaqen për organizimin e “Etno-Tourit”, ajo ka shkruar se përvojën dhe dashurinë që e ka përjetuar në Kosovë në të ’80-at e të ’90-at synon ta ndajë edhe me të tjerët. Edhe PIKË me Veton Surroin 8 muaj më parë Bashkëbisedim me Janet Reineck | Emisioni i plotë Qëllimi i “Etno-Tour” është udhëtim për të zbuluar më shumë për Kosovën.
Megjithëse ka studiuar shumë për Kosovën, Reineck vazhdon të mahnitet me traditat kosovare e të cilat i prek për së afërmi me emisionin e saj në KTV .
