Konfirmohet raportimi i Sinjalit: Të shtëna me armë në Vushtrri, një

0%

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një gjuajtje me armë zjarri që ka ndodhur sot në Vushtrri, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur. Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, rreth orës , Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person ishte plagosur nga arma e zjarrit.

Personi i lënduar, mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje për gjendjen e tij shëndetësore. “Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar.

Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje në ngjarje”, ka deklaruar Zahiti për Sinjalin. Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive: Të shtëna me armë në Vushtrri, dyshohet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com