Futbollisti Karim Adeyemi është zyrtarizuar si blerja më e re e Barcelonës. Kampioni spanjoll gjatë së enjtes ka njoftuar se e ka transferuar Adeyemin nga skuadra e Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund.
Klubi katalan nuk ka bërë të ditur kushtet e kontratës, por më parë eksperti i merkatos, gazetari Fabrizio Romano ka shkruar se blerja e Adeyemit, Barçës i ka kushtuar mbi 22 milionë euro. Kurse, shtatë milionë euro do të paguhen në formë të bonuseve, ndërsa Dortmundi do të mbajë edhe 20 për qind të vlerës së një transferimi të ardhshëm të lojtarit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
