Arsenali transferon Tzolisin

0%

Shpërndaje në: Arsenali e ka transferuar të enjten sulmuesin grek të Club Brugges, Christos Tzolis, për 40 milionë euro. Tzolis është 24-vjeçar ndërsa mund të luajë në disa pozita në sulm. Ai i është bashkuar kampionit të Anglisë pas formës së mirë që e pati me klubin belg, ku pas 108 ndeshjeve i realizoi 43 gola e 45 asistime.

Tzolis është transferuar si zëvendësues i belgut Leandro Trossard, që iu bashkua Beshiktashit turk më herët gjatë këtij muaji. Tzolis e nisi karrierën te PAOK-u, ndërsa ka luajtur edhe për Norwichin, Twenten e Fortuna Dusseldorfin.

Burimi: Koha