Laboratori i heroinës në Has/ Pas rikthimit për gjykim nga Gjykata e

0%

Pas prishjes së vendimit nga Gjykata e Lartë dhe rikthimit për gjykim, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë për të dytën herë në fuqi dënimin prej 6 vitesh e 8 muajsh burgim për Orges Jahelezin. Jahelezi u dënua më 1 shkurt të vitit 2021 nga Gjykata e Posaçme së bashku me 16 të tjerë për tregtim heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has.

Dosja penale filloi të ndërtohet në dhjetor 2016 nga prokurori Anton Martini, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës.

Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë. Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Çështja është rregjistruar në dhjetor 2016 tek Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut.

Burimi: Bota Sot