Avdullahu në mesin e dhjetë mesfushorëve më të dalluar

0%

Shpërndaje në: Mesfushori i Kosovës, Leon Avdullahu, është në mesin e dhjetë mesfushorëve më të dalluar të edicionit 2025/2026 të Bundesligës së Gjermanisë. “Kicker” të enjten ka publikuar listën prej 16 lojtarëve më të dëshmuar në pozitën e mesfushorit gjatë edicionit të kaluar. Avdullahu renditet në vendin e gjashtë. Më i dalluari ishte Joshua Kimmich.

I dyti Kashiu Sano dhe i treti Johan Manzmbi. Pastaj para Avdullahut janë edhe Felix Nmecha dhe Tom Bichof. Avdullahu 22-vjeçar shkëlqeu edicionin e kaluar në Bundesligë me fanellën e Hoffenheimit. Luajti 33 ndeshje në Bundesligë dhe dy ndeshje për Kupë të Gjermanisë. Hoffenheimit iu bashkua në verën e kaluar nga Baseli. Me klubin gjerman ka kontratë deri në vitin 2031.

Burimi: Koha