Hodhi ujë drejt Edi Ramës, deputeti i PD’së Gazment Bardhi

0%

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar nga seanca plenare. Kjo pasi ky i fundit ka hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës, teksa apo kryhej votimi i projektligjeve të rendit të ditës. Ndërkohë që mazhoranca vijonte me votimet, opozita kishte bllokuar foltoren dhe bënte zhurmë duke i rënë tavolinave me sende.

Demokratët u ngritën në këmbë duke bllokuar foltoren dhe duke bërë zhurmë në shenjë revolte për të mos kaluar në votim direkt, që u bë me propozim të PS duke shmangur diskutimet pasi demokratët nuk po lironin foltoren.

Burimi: Bota Sot