Spanja është kampionia e re botërore e futbollit. Në një finale të tensionuar të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara, Spanja mposhti Argjentinën 1-0 në vazhdime duke ngritur lartë trofeun e më të mirit. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 106-të, kur Ferran Torres shënoi golin e fitores.
Argjentina kështu dështoi të mbronte titullin që fitoi në vitin 2022 në Katar, ndërsa Spanja përsëriti suksesin e saj nga viti 2010. Megjithatë, një video që ka filluar të shfaqet ka vjedhur gjithë vëmendjen. Ajo tregon të gjithë lojtarët e Spanjës, përveç njërit, duke festuar golin në delir.
Ndërsa të gjithë lojtarët e “La Rojas” nga fusha dhe stoli nxituan drejt Torres në eufori, vetëm një nga shokët e tyre të skuadrës vrapoi në drejtim të kundërt, shumë seriozisht. No me había fijado ni había leído hasta ahora que Eric García no va a celebrar el gol de Ferrán Torres y se queda en el campo para que Argentina no pudiera sacar.
Detalle top y de estar super concentrado. pic.twitter.com/9M7khoORWD — Iván (@IvaanBlanco26) July 22, 2026 Skena e çuditshme u shkaktua nga Eric Garcia. Mbrojtësi spanjoll e bëri këtë për të parandaluar Argjentinën të përfitonte nga largimi i të gjithë lojtarëve të Spanjës nga fusha për të nisë shpejt topin nga qendra për të shënuar në golin e zbrazët.
Garcia hyri në fushë gjashtë minuta para golit, dhe 21 minuta në finale ishte e vetmja herë që ai luajti në Kupën e Botës. Megjithatë, edhe një minutë kaq modest nuk e pengoi atë të bënte diçka të paharrueshme.
