Vllaznia zbret në fushë për një miqësore

0%

Vllaznia vazhdon fazën përgatitore, për të qenë në formë optimale në nisjen e sezonit të ri të “Abissnet Superiore”. Por, për të arritur kulmin e formës nuk mjafton vetëm stërvitje, por duhen edhe ndeshjet miqësore. Kështu, shkodranët do të përballet në transfertë me Otrant Olympic Ulqin.

Sfida që do të zhvillohet pikërisht në Ulqin, do të luhet të shtunën e 25 korrikut, duke nisur prej orës . Kujtojmë se “kuqeblutë” u eliminuan në mënyrë të turpshme nga Conference League, që në turin e parë kualifikues. Shkodranët humbën me shifrat 5-0 ndaj Malishevës në transfertë, duke “sfumuar” fitoren 2-1 në duelin e parë.

Burimi: Bota Sot