Lamine Yamal vazhdon të dëshmojë se ndikimi i tij shkon shumë përtej fushës së futbollit. Ylli i ri i Spanjës, pa e pasur si qëllim, i ka bërë një reklamë të jashtëzakonshme një marke gjermane veshjesh, duke i zbrazur stoqet e saj gjatë finales së Kupës së Botës.
Gjatë ndeshjes finale, Yamal ngriti disa herë fanellën, ndërsa në brezin elastik të boksericave të tij dallohej qartë logoja e markës gjermane 6PM. Duke qenë se finalja u ndoq nga rreth një miliard shikues në mbarë botën, ky moment u shndërrua në një nga fushatat më të suksesshme të marketingut të vitit, edhe pse krejtësisht rastësisht.
Sipas raportimit të gazetës gjermane Bild, kërkesa për boksericat e markës 6PM shpërtheu që gjatë transmetimit të finales, me tifozët dhe adhuruesit e modës që vërshuan në faqen zyrtare të kompanisë për t’i blerë ato. 🚨🚨| JUST IN: Lamine Yamal accidentally helped a clothing brand 𝐒𝐄𝐋𝐋 𝐎𝐔𝐓 its boxer shorts after the World Cup final.
Yamal lifted his shirt several times during the match, showing the logo of the German brand ‘6PM’ to approx 1 billion viewers across the world. [ @BILD ] pic.twitter.com/rCwuR2iqcS — CentreGoals. (@centregoals) July 22, 2026 Interesimi ishte aq i madh, sa produkti u shit plotësisht në një kohë rekord, duke lënë pa stok kompaninë.
Ky episod i pazakontë është një tjetër dëshmi e ndikimit të jashtëzakonshëm që ka Lamine Yamal, i cili po shndërrohet jo vetëm në një nga futbollistët më të mëdhenj të brezit të tij, por edhe në një ikonë globale të sportit.
