Dy kosovarë ndalohen në Gjermani, dyshohet se qëndronin pa leje të

0%

Dy shtetas të Kosovës janë ndaluar nga policia kufitare gjermane gjatë një kontrolli pranë Aeroportit të Memmingerbergut, pasi është konstatuar se nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm për qëndrim të ligjshëm në Gjermani. Sipas autoriteteve gjermane, bëhet fjalë për dy persona të moshës 22 dhe 32 vjeç, të cilët u ndaluan gjatë një kontrolli rutinë në rrugën që çon drejt aeroportit.

Gjatë verifikimit të dokumenteve, policia ka zbuluar se dy kosovarët nuk posedonin leje apo dokumente që u mundësonin qëndrimin e rregullt në territorin gjerman. Ndaj tyre është nisur procedurë penale për shkelje të ligjit për qëndrimin e të huajve, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë edhe masat e mëtejshme administrative, përfshirë mundësinë e largimit të tyre nga Gjermania.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com