E pabesueshme si dukej Diellza Kolgeci në moshën 16-vjeçare

0%

Është e gjithanshme, e angazhuar si në aktrim, ashtu edhe në sport. Pasionet e saj janë skijimi, tenisi, basketbolli dhe kick-boksi. Po ashtu, ajo është drejtoreshë sportive e klubit të volejbollit për femra Prishtina. Aktorja e njohur nuk duket se ka ndryshuar shumë nga koha kur ishte 16 vjeçe.

Diellza Kolgeci – 16-vjeçare, miss Prishtina Është e pabesueshme si dukej atëherë, ndërsa sot, edhe pse ka kaluar të dyzetat, vazhdon të jetë në formë të shkëlqyeshme dhe pak dallon nga ajo kohë me pamje. Diellza e do shumë jetën sportive dhe gjatë verës merret rregullisht me tenis.

Diellza si 17-vjeçare Gjithashtu, ajo praktikon vrapimin në orët e hershme të mëngjesit, duke i kushtuar rëndësi të madhe një stili jetese të shëndetshëm. “Unë 16 vjeçe dhe 17 vjeçe. Diellza sot Çdo fazë e jetës ka bukurinë e saj, ka ditë të bukura dhe ditë që na sfidojnë, amaa secila prej tyre na formon dhe na bën më të fortë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mos e humb kurrë veten në këtë rrugëtim por mëso ta njohësh, ta pranosh dhe ta duash veten në çdo etapë të jetës sepse qetësia shpirtërore lind pikërisht kur je në paqe me atë që je.

Mos ndrysho atë në të cilën beson dhe mos ndrysho për askënd qëndro besnik ndaj vlerave tua sepse vetëm kështu mund të ecësh përpara me dinjitet dhe të bësh mirë për veten dhe për të tjerët, e në fund të çdo dite të jesh krenar që ke mbetur vetvetja. Te jesh vetvetja është fitorja më e madhe në këtë kohë “moderne”.

Faleminderit Hazir Reka për këto kujtime Foto: Hazir Re ka”, ka shkruar Diellza Kolgeci në profilin e saj në facebook.

Burimi: Bota Sot