Nga makinat te shtëpitë dhe dyqanet/ Vihet në pranga 29-vjeçari në

0%

Policia e Durrësit ka zbardhur 7 raste vjedhjesh gjatë muajit korrik. Në pranga ka rënë autori i dyshuar, një 29-vjeçar banues në Durrës, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në banesa, automjete, një dyqan, një autobus dhe ka vjedhur edhe një biçikletë. Durrës Finalizohet operacioni i koduar “Lately”, zbardhen 7 vjedhje/tentativa për vjedhje, gjatë muajit korrik 2026.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specilaistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 7 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të kryera gjatë muajit korrik 2026, si dhe u arrestua autori i dyshuar, shtetasi: -H.

B., 29 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas: -më datë , ka tentuar të vjedhë në 2 banesa në lagjen nr. 6, Durrës; -më datë , ka vjedhur materiale të ndryshme në lagjen nr. 17, Durrës, -më datë , në lagjen “Sektor Rinia”, ka thyer xhamin e automjetit të një shtetaseje dhe ka vjedhur aty bizhuteri floriri dhe sende të tjera personale; -më datë , ka vjedhur një shumë lekësh dhe disa produkte në një dyqan në fshatin Rrashbull; -më datë , në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur vegla dhe materiale të ndryshme pune në një automjet; -më datë , i ka vjedhur portofolin një shtetaseje të huaj në autobus; -më datë , ka vjedhur një biçikletë në lagjen nr. 1, Durrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot