Ngjarje e rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari – dyshohet se pësoi

0%

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se pësoi infarkt. Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Mësohet se, rreth orës , sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq dhe ka dalë drejt bregut, ku ka humbur ndjenjat.

Kanë qenë pushuesit dhe familjarët e tij që e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reagimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë, raporton euronews.al.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që rrethanat e plota të ngjarjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi