Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën në plazh burri nga

0%

Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti. Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës , sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq , ku dhe ka humbur ndjenjat. Kanë qenë pushuesit dhe familjarët e tij që e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë. Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që rrethanat e plota të ngjarjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.

Burimi: Bota Sot