Deputetët e PD bllokojnë Foltoren, nuk lejojnë Maznikun të prezantojë

0%

Tensione janë shënuar gjatë seancës plenare në Kuvend. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar Foltoren duke mos lejuar që Arbjan Mazniku të prezantonte raportin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale.

Kjo ndodhi menjëherë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi nisjen e prezantimit të raporteve përkatëse nga socialisti Arbjan Mazniku dhe më pas i PD-së Luçiano Boçi për reformën. Për të mos lejuar Maznikun të flasë, deputetët demokratë u ngritën dhe bllokuan Foltoren. Peleshi më pas vendosi ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

Burimi: Bota Sot