Ngufatja me ushqim i rrezikoi jetën, mjekët i shpëtojnë jetën

0%

Reagimi i shpejtë dhe profesional i ekipit të Shërbimit të Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka bërë të mundur shpëtimin e jetës së një pacienti 79-vjeçar, i cili kishte pësuar bllokim kritik të rrugëve të frymëmarrjes si pasojë e ngufatjes me ushqim.

Sipas njoftimit të spitalit, pacienti me inicialet S.S., i lindur në vitin 1947, është transportuar me autoambulancë nga Shtëpia e të Moshuarve në Skenderaj në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën. Menjëherë pas pranimit në repartin e Emergjencës, ekipi kujdestar ka ndërmarrë procedurat urgjente të reanimimit.

Gjatë ndërhyrjes është larguar trupi i huaj dhe është pastruar ushqimi që kishte bllokuar plotësisht rrugët e frymëmarrjes, duke mundësuar rikthimin e frymëmarrjes së pacientit. Falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit të ekipit mjekësor, gjendja e pacientit është stabilizuar, ndërsa jeta e tij është shpëtuar. Spitali ka bërë të ditur se ndërhyrja është realizuar nën udhëheqjen e Dr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vehbi Salihut, specialist i Mjekësisë Emergjente, me mbështetjen e infermierëve Agron Sumiqi, Musa Peci, Valdete Maliqi, Hidajete Hajrizi dhe Avdullah Ademi. Nga Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” vlerësohet se ky rast dëshmon rëndësinë e reagimit të shpejtë, profesionalizmit dhe punës ekipore në trajtimin e rasteve emergjente që rrezikojnë jetën e pacientëve.

Burimi: Telegrafi