Kamerat kapin burrin që imiton Trumpin gjatë tubimit, videoja

0%

Një burrë i ulur direkt pas presidentit amerikan, Donald Trump, në një tubim fushate në Xhorxhia u bë papritur qendra e vëmendjes pasi kamerat e kapën atë duke imituar nga afër gjestet dhe shprehjet karakteristike të presidenti gjatë gjithë fjalimit.

Momenti ndodhi gjatë tubimit të Trumpit në shkollën e mesme Wheeler në Marietta, ku pjesëmarrësi i paidentifikuar, i veshur me kostum dhe kravatë të kuqe, u shfaq duke imituar lëvizjet e duarve dhe shprehjet e fytyrës së Trumpit. Klipi u bë shpejt viral në rrjete sociale, me shumë përdorues që thanë se burri dukej sikur po tallte Trumpin.

Disa përdorues gjithashtu pretenduan se ai nuk ishte më i dukshëm në kornizën e kamerës më vonë, megjithëse nuk ishte e qartë nëse ai kishte ndryshuar vend apo thjesht ishte jashtë shikimit. Ndërsa Trump fliste për çështje duke përfshirë Iranin dhe kundërshtarët e tij politikë, pjesëmarrësi vazhdoi të pasqyronte shumë nga gjestet e tij, duke tërhequr vëmendjen nga vetë fjalimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi