Debutim ëndrrash për Griiezmannin

0%

MLS ka rinisur pas një ndërprerjeje dy-mujore për Kupën e Botës 2026, dhe rikthimi në aksion ka përfshirë debutimet e disa prej emrave më të mëdhenj që kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara në javët e fundit.Antoine Griezmann vodhi shfaqjen, duke qenë ylli kryesor në fitoren shkatërruese 4-0 të Orlando Siti kundër San Jose Earthquakes.

Sulmuesi francez, i cili mbërriti si transferim i lire nga Atletiko Madrid e nisi ndeshjen si titullar dhe debutoi me gol. Në minutën e 48-të, duke marrë topin në zonë, ai kaloi një kundërshtar dhe e mposhti portierin me një gjuajtje të saktë me të majtën duke kontribuar në fitoren e ekipit nga Florida.

Robert Levandovski debutoi për Çikago Fire duke qëndruar në fushë për një orë në humbjen 3-2 ndaj Inter Majemi, duke mos mundur të gjente rrjetën. Vendasit, të privuar nga Lionel Mesi, siguruan fitoren falë një dygolëshi nga Luis Suarez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot