Uji në Tetovë është i sigurt për pije

0%

NPK “Sharri” njofton se uji në qytetin e Tetovës është i sigurt për pije. “Pas analizave të kryera nga ana e Institutit të Shëndetit Publik – Qendra për Shëndet Publik Tetovë, rezultatet laboratorike kanë konfirmuar se uji nga rrjeti i furnizimit me ujë në qytetin e Tetovës i plotëson kriteret e nevojshme të cilësisë dhe mund të përdoret për pije.

Nga rezultatet e analizave të realizuara, parametrat mikrobiologjikë dhe fiziko-kimikë janë brenda vlerave të lejuara sipas standardeve për ujë të pijshëm.NPK “Sharri” Tetovë vazhdon me monitorimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujit dhe angazhimin për të siguruar furnizim të sigurt dhe cilësor për të gjithë qytetarët.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe besimin tuaj”, njoftojnë nga NPK “Sharri”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi