Guardiola i kërkon Italisë 20 milionë euro

0%

Shpërndaje në: Federata e Futbollit e Italisë ka konfirmuar bisedimet me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola. Por trajneri 55-vjeçar ka vendosur kushte. Gazzetta dello Sport ka raportuar se Guardiola ka kërkuar 20 milionë euro për ta pranuar punën e shefit të shtabit teknik të Përfaqësueses së Italisë. Shuma e kërkuar nga Guardiola nuk përputhet me ofertën e Federatës.

Federata e Futbollit e italisë ka ofruar 10 milionë euro, raporton gazeta italiane. Edhe Futboll 10 muaj më parë Arteta: Guardiola është trajneri më i mirë në botë Guardiola u largua nga Manchester City këtë verë, pas dhjetë vjetësh të suksesshme në Angli. Gjatë kësaj periudhe ai fitoi gjashtë tituj të Premier Leagues, tre trofe të Kupës FA, pesë Kupa të Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

Italia është pa përzgjedhës që kur Gennaro Gattuso dha dorëheqje në prill. Dorëheqja e Gattusos erdhi pas dështimit të Italisë të kualifikohet në Kupën e Botës. Kjo i ndodhi Italisë për herë të tretë rresht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha