Gjigantët evropianë pas Barcolas

0%

Bradley Barcola vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur të afatit kalimtar të verës. Sulmuesi anësor 23-vjeçar i Paris Saint-Germainit e ka zgjuar interesimin e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë dhe gara për transferimin e tij po bëhet gjithnjë e më e fortë.

Sipas raportimeve të “The Sun”, edhe Manchester United është futur në garë, duke iu bashkuar Bayern Munichut, Arsenalit dhe Liverpoolit. Megjithatë, Liverpooli konsiderohet favorit për t’i siguruar shërbimet e francezit.

Drejtuesit e klubit anglez besojnë se kanë shanse të mëdha për ta mbyllur marrëveshjen dhe e shohin Barcolan si profilin ideal për ta zëvendësuar Mohamed Salahun në repartin ofanziv. Pasi hoqën dorë nga transferimi i talentit Yan Diomandé, i cili pritet t’i bashkohet PSG-së, “The Reds” kanë vendosur ta bëjnë Barcolan objektivin kryesor të verës për sulmin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, Arsenali nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga gara. “Topçinjtë”, pas dështimit për ta transferuar Morgan Rogersin, i cili e zgjodhi Chelsean, janë të gatshëm ta bëjnë një ofertë të re për Barcolan në përpjekje për ta kaluar Liverpoolin në momentet vendimtare të negociatave.

Ndërkohë, Paris Saint-Germaini po i ndjek me vëmendje zhvillimet, duke qenë i vetëdijshëm se e ka në skuadër një nga lojtarët më të kërkuar të kësaj vere.

Burimi: Bota Sot