Shpërndaje në: Mbetjet mortore të 22 foshnjave të tjera janë zbuluar në vendin ku dikur ndodhej një shtëpi për nëna dhe foshnja në Irlandë, kanë bërë të ditur hetuesit. Kjo e çon në 99 numrin e përgjithshëm të mbetjeve të foshnjave të gjetura në ish-shtëpinë e fëmijëve “St Mary” në Tuam, në qarkun Galway, që nga fillimi i kërkimeve në korrik të vitit të kaluar.
Mbetjet më të fundit u zbuluan gjatë periudhës nga 1 deri më 15 korrik, në një zonë që ishte mbuluar me zhavorr dhe përdorej si rrugë për qarkullimin e automjeteve. Në sipërfaqe nuk kishte asnjë shenjë që të tregonte se aty ndodheshin varre. Shtëpitë për nëna dhe fëmijë ishin institucione në Irlandë ku dërgoheshin gra të reja shtatzëna, shpesh nën presionin e autoriteteve kishtare.
Aty ato lindnin fëmijët e tyre dhe, më pas, ndaheshin prej tyre, pasi foshnjat jepeshin për birësim, shkroi SkyNews. Sipas regjistrave të vdekjeve të shtëpisë “St Mary”, shumë prej fëmijëve kishin vdekur si pasojë e kequshqyerjes, si edhe nga sëmundje të tilla si fruthi dhe tuberkulozi, të cilat ishin shumë të përhapura në atë periudhë.
Hetuesit, të mbështetur nga ekspertë ndërkombëtarë, po përpiqen të identifikojnë mbetjet e foshnjave që vdiqën në shtëpi mes viteve 1925-1961. Më 2014, studiuesit patën thënë se 796 foshnja dhe fëmijë të vegjël ishin varrosur në sisteme kanalizimesh në institutin në Galëay gjatë asaj periudhe.
Edhe Botë 2 muaj më parë Gjeti eshtrat e njërit djalë, vazhdon ta kërkojë tjetrin – lufta e meksikaneve për t’i gjetur fëmijët Më 2017, një komision gjeti sasi të konsiderueshme të mbetjeve mortore të foshnjave në nëntokë të kopshtit të zonës së institutit. Gropat nëntokësore ishin mbi tri metra nën sipërfaqe dhe mbetjet u gjetën njëra pas tjetrës.
Shtëpia për nënat e pamartuara dhe fëmijët e tyre drejtohej nga murgesha katolike.
