Trajneri Gvozdenoviq mbetet me “gisht në gojë” para Conference League! Pas vetëm 1 sezoni te ekipi i Elbasanit, mesfushori defensiv Isi Manellari ka ndarë “rrugët” me verdheblutë. Vetë futbollisti e ka publikuar në rrjetet sociale këtë vendim, ndërsa për trajnerin Ivan Gvozdenoviq, ishte pikë referimi në mesfushë, titullar i padiskutueshëm, sikurse më i shtrenjti në këtë repart te Elbasani, ku vlera e Manellarit shkon në 300 mijë euro sipas “Transfermarkt”. Para ndeshjeve në Conference League, për trajner Gvozdenoviq, ky largim është “goditje”, aq më tepër kur protagonisti në fjalë ka qenë lojtar stabël në formacion. Mbetet e paqartë se kush do jetë destinacioni i ri për 28-vjeçarin pogradecar.