Dy persona janë arrestuar në raste të ndara në Prishtinë dhe Graçanicë, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”. Rasti i parë është raportuar më , rreth orës , në Prishtinë. Nje person ka raportuar se ishte kanosur përmes telefonit nga një i dyshuar. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, palët janë intervistuar, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur të njëjtën ditë, rreth orës , në Graçanicë. Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se e kishte kanosur një burrë me një granatë dore. Pas arrestimit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por sipas Policisë nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
