Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mëngjesin e sotëm magjistralen Mitrovicë–Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës në fshatin Studime, ku sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy automjete.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, për Sinjalin ka konfirmuar se si pasojë e përplasjes një grua ka ndërruar jetë, ndërsa disa persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, ndërsa njësitet policore kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan deri te aksidenti.
Policia u ka bërë apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin shpërqendrimet gjatë vozitjes. Rasti mbetet nën hetim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
