Një e vdekur dhe disa të lënduar pas aksidentit në rrugën Mitrovicë –

0%

Shpërndaje në: Një grua ka mbetur e vdekur dhe disa persona kanë pësuar lëndime pas një aksidenti mes dy automjeteve në orët e para të ditës së sotme në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Studime. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillohen hetime për të konstatuar shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës , në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Studime, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka rezultuar me pasoja fatale, pasi një grua ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Ekipet emergjente dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia po zhvillon hetime për të zbardhur shkaqet e aksidentit”, ka thënë Hoxha. Për shkak se ditëve të fundit ka pasur aksidente në rritje me fatalitet, Hoxha ka bërë apel te shoferët që të jenë më të kujdesshëm, të respektojnë shenjat e trafikut dhe kushtet e rrugës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, sepse shpërqendrimi mund të jetë fatal për ta dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik”, ka thënë ai.

Burimi: Koha